Expand your knowledge

  • +381 38 602 302
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Mon-Sat 08:00 - 17:00

Mjeshtër i ndërtimit – Murator

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale Bau Academy të orientuar në profilin “Mjeshtër i ndërtimit – murator” do të aftësohen në bazë të standardit të profesionit dhe kurrikulave që janë harmonizuar me ato Gjermane. Gjithashtu, edhe mësimdhënia bëhet në bazë të metodave gjermane të aftësimit, ku paraprakisht mësimdhënësit trajnohen në Gjermani për mësimdhënie
Nxënësit që në mënyrë të suksesshme e përfundojnë shkollën në këtë profil do të certifikohen si punëtor të kualifikuar nga institucionet e Kosovës. Këta nxënës do të mund të ushtrojnë praktikën profesionale në Gjermani ku pastaj do të mund të ju nënshtrohen procedurave për njohjen e certifikatës profesionale nga institucionet relevante në Gjermani
Me përfundimin e aftësimit në kuadër të këtij profili, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale të leximit dhe interpretimit të projekteve të ndërtimit të objektit në përgjithësi; të kryej punët e gërmimit, latimit, armimit, betonimit, muratorit, rrafshimit.

Content of programs

Apply Now