Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

KONKURS PUNE

19.12.2017

Pozita: Drejtor i shkollës
Institucioni: Bau Academy – Shkollë e mesme profesionale
Raporton: Bordit Drejtues të Shkollës
Lokacioni i punës: Veternik, Prishtinë

Përshkimi i shkurtër i shkollës: Bau Academy është Shkollë e Mesme e Lartë Profesionale me partneritet Gjermano-Kosovar.
Shkolla e mesme profesionale private Bau Academy, e regjistruar pranë autoriteteve të Republikës së Kosovës, është themeluar me qëllim të operimit në fushën e edukimit dhe aftësimit profesional sipas Kurrikulës Kombëtare të Kosovës, gjegjësisht në shkollimin e mesëm të lartë. Bau Academy është shkollë e mesme profesionale e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës. Bau Academy është pjesë e grupit “Al Trade Holding” Sh.p.k (www.altradeholding.eu)

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Drejtori i shkollës do të zbatoj detyra të caktuara nga Bordi Drejtues i Shkollës sipas procedurave dhe politikave të brendshme të institucionit, si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës. Ky rol do të kërkoj shfrytëzim të madh të njohurive menaxhuese, përshtatje të shpejtë në ambientet e reja të punës dhe zgjidhje efektive të problemeve, si dhe menaxhim të mirë të kohës.
Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të Drejtorit te shkollës do të jenë organizmi dhe menaxhimi i procesit mësimor, sigurimi i kualitetit të procesit mësimor, menaxhimi me stafin akademik dhe udhëheqja e shkollës drejt proceseve te reja zhvillimore.

Përgjegjësitë direkte:
• Të zbatojë dhe përditësojë politikat e miratuara të shkollës;
• Të bashkëpunojë me Bordin Drejtues të shkollës me qëllim të zhvillimit dhe implementimit të planit strategjik afatgjatë;
• Të monitorojë standardet e mësimdhënies dhe të nxënies së njohurive brenda profileve profesionale, duke siguruar cilësinë më të lartë të ofrimit dhe të të mësuarit për të gjithë nxënësit;
• Të rishikojë metodologjinë dhe të monitorojë realizimin e programeve të profileve profesionale në mënyrë që të sigurojë përparim sa më të avancuar në standardet e mësimdhënies dhe të nxënies;
• Të informojë dhe raportoj tek Bordi Drejtues i shkollës për zhvillimet e reja në fushën e arsimit dhe edukimit për profilet profesionale;
• Të jetë i informuar për trajnimet e nevojshme të stafit administrativ dhe akademik në përditësimin dhe përvetësimin e metodologjive të reja të didaktikës pedagogjike dhe profesionale;
• Të udhëheqë takimet për zhvillimet e kurrikulave profesionale, rezultatet e të cilave duhen të komunikohen dhe diskutohen me Bordin Drejtues.
• Të inicojë zhvillimin e kurrikulave të reja për profile profesionale të kërkuara në tregun vendor dhe më gjerë;
• Të promovojë kujdesin e përgjithshëm të shkollës ndaj nxënësve dhe prindërve të tyre, duke demonstruar përkushtim dhe vendosmëri në trajtimin e rasteve të ndryshme;
• Të promovojë politikat për zhvillimin e standardeve profesionale në aspektet e sigurisë dhe shëndetit gjatë realizimit të moduleve praktike profesionale, në punëtoritë e specializuara të shkollës dhe punëtoritë e projekteve reale nëpër ndërmarrje përkatëse;
• Të demonstrojë vendosmëri në implementimin e rendit dhe disiplinës në ambientet shkollore dhe punëtori, njëkohësisht duke komunikuar me stafin mësimdhënës dhe nxënësit për kultivimin e vetëdijes për rëndësinë e procesit mësimor;
• Kryen dhe funksione të tjera në përputhje me ligjin, statutin, vendin e punës dhe aktet tjera të përgjithshme;

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:
• Diplomë universitare dhe përgatitje akademike (preferohen fushat si ndërtimtaria, makineria, elektrika, IT, arkitektura etj);
• Eksperiencë e punës në funksione të ngjashme (minimalisht 3 vite);
• Të ketë përvojë të përgjithshme në proceset edukativo-arsimore;
• Njohja e gjuhës gjermane (obligative), njohja e gjuhës angleze do te konsiderohet përparësi
• Aftësi të avancuara organizative dhe të menaxhimit me burime njerëzore
• Aftësi në marrje të vendimeve dhe zgjidhje të problemeve;
• Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimit të kohës;
• Të jetë i familjarizuar me ligjet dhe rregulloret e arsimit të profileve profesionale;
• Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçantë në programin e Microsoft Office (Excel, Word, Power Point etj.) dëshmitë e ofruara do jenë përparësi;

Inkurajohen të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë kërkesat e këtij konkursi.
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu jo më shumë se një herë dhe gjithashtu tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri i aplikantit si dhe pozita në të cilën konkuroni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 15 Janar 2018.
CV-të e pranuara pas kësaj date nuk do të merren në konsideratë.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen sipas kritereve te vëna më lartë do të kontaktohen.