Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

Instalues Elektrik

Nxënësit e orientuar në profilin e elektricistit në Bau Academy, do të jenë të aftë t’i ushtrojnë kompetencat profesionale përkatëse, siç është leximi dhe interpretimi i skicave dhe skemave të instalimeve elektrike, dhe përgatitja e skemave të thjeshta të instalimeve elektrike.

Në kompetencat profesionale përfshihet edhe shtrirja dhe fiksimi i kabllove, i gypave dhe i përcjellësve të izoluar të instalimeve elektrike; vendosja e elementeve elektrike; lidhja e përçuesit dhe e kabllove me elementet elektrike; instalimi i tokëzimit dhe i pajisjeve për barazimin e potencialit; matja dhe interpretimi i intensiteteve elektrike.

Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin “Instalues Elektrik” u lejon nxënësve vazhdimin në shkollimin e lartë universitar. Profesioni “Instalues Elektrik” u referohet punimeve elektrike në sektorin e ndërtimeve aktuale dhe atyre që shihen si më parësore për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, elektricisti mund të angazhohet nga ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë ndërtime dhe instalime elektrike ose mund ta ushtrojë si i pavarur profesionin e elektricistit. Me kualifikime të mëtejshme dhe një përvoje pune të konsiderueshme, personi mund të krijojë një biznes personal në këtë fushë dhe të punësojë të tjerë.

Me përfundimin e shkollës së mesme profesionale të profilit “Instalues Elektrik” në Bau Academy, nxënësit do të njihen me standardet e profesionit dhe do të aftësohen për zbatimin e tyre nga aspekti i sigurisë në punë dhe ruajtjes së mjedisit, si dhe për përdorimin e literaturës në mënyre të pavarur, me qëllim të ngritjes së tyre profesionale.

Përmbajtja e programeve

Klasa 10 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukate qytetare
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Vizatim elektroteknik
  • Elektroteknikë
  • Instalime elektrike
  • Teknologji e informacionit
  • Bazat e makinerisë
  • Teknikat e instalimeve elektrike
  • Përquesit , kutitë dhe tabelat
  • Qarqet elektrike

Klasa 11 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Elektroteknikë
  • Instalime elektrike
  • Makinat elektrike dhe pajisjet
  • Teknologji e informacionit
  • Montimi i tabelave (ormanëve) dhe kyçësit shtëpiak
  • Rrufepritësit dhe tokëzimi
  • Instalimet elektrike dhe paisjet ndriquese

Klasa 12 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Instalime elektrike
  • Teknologji e informacionit
  • Vizatim me kompjuter (CAD)
  • Instalimet elektrike mbi sipërfaqen e murit
  • Instalimet elektrike në dysheme
  • Antenat televizive dhe linjat telefonike
  • Interfoni
  • Sinjalizimet paralajmëruese-alarmuese
  • Testimi i Rrjetit - Defektet në instalimet elektrike

Apliko Tani