Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale Bau Academy, të orientuar në profilin “Instalues i Ngrohjes & Klimatizimit”, do të jenë të aftë t’i ushtrojnë kompetencat profesionale të leximit dhe interpretimit të skemave dhe dokumentacionit teknik të instalimeve të ngrohjes dhe ftohjes, si dhe t’i përgatitin skicat e thjeshta të këtyre instalimeve.

Nxënësit do të arrijnë aftësi profesionale në shtrirjen dhe instalimin e gypave prej plastike, bakri dhe çeliku në rrjetin e ngrohjes, instalimin e radiatorëve, përforcimin e rrjetit të ngrohjes në të gjitha llojet e mureve, duke përfshirë edhe instalimin e rrjetit të ngrohjes me kolektorë krahas termo-izolimit dhe ngjyrosjes së gypave të ngrohjes.

Me përfundimin e shkollës së mesme profesionale të profilit “Instalues i Ngrohjes & Klimatizimit” në Bau Academy, nxënësit do të njihen me standardet e profesionit, rregullat e sigurisë së tyre në punë dhe ruajtjen e mjedisit, si dhe do të aftësohen për kryerjen e punëve në mënyre të pavarur dhe profesionale. Nisur nga kjo, instaluesi i ngrohjes mund të angazhohet nga ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë instalime të këtij lloji ose mund ta ushtrojë si i pavarur profesionin e instaluesit në cilësinë e punëtorit të kualifikuar.

Përmbajtja e programeve

Klasa 10 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukate qytetare
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Vizatim teknik për Instalues të ngrohjes dhe klimatizimit
  • Teknologjia e materialeve
  • Teknol. e instal. të ngrohjes dhe klimatizimit
  • Mekanikë teknike
  • Teknologji informacionit
  • Detalet e makinave
  • Matje dhe kuotime në instalimet e ngrohjes dhe klimatizimit
  • Teknologjia e punimit me gypa të bakrit
  • Instalimi i ngrohjes me gypa bakri

Klasa 11 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Teknol. e instal. të ngrohjes dhe klimatizimit
  • Hidraulikë
  • Teknikë ndërtimi
  • Termodinamikë
  • Teknologji informacionit
  • Detalet e makinave
  • Teknologjia e punimit me gypa të çelikut dhe materialeve tjera
  • Instalimi i ngrohjes me gypa çeliku
  • Instalimi i rrjetit të ngrohjes me kolektorë dhe testimi i rrjetit të ngrohjes

Klasa 12 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Teknol. e instal. të ngrohjes dhe klimatizimit
  • Bazat e elelktroteknikes dhe elektronikes
  • Vizatim me kompjuter(CAD)
  • Teknologji informacionit
  • Montimi i kaldajës dhe paisjeve përcjellëse
  • Ngrohja nën dysheme
  • Sistemet e ngrohjes diellore
  • Instal. i sistemit të klimatizimit dhe ventilimit dhe Testimi i Rrjetit

Apliko Tani