Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit

Nxënësit në shkollën e mesme profesionale Bau Academy, të orientuar në profilin “Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit”, do të jenë të aftë t’i ushtrojnë kompetencat profesionale të leximit dhe interpretimit të skemave dhe dokumentacionit teknik të instalimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe t’i përgatitin skicat e thjeshta të këtyre instalimeve.
Nxënësit do të arrijnë aftësi profesionale në shtrirjen dhe instalimin e gypave përkatës në të gjitha terrenet.
Me përfundimin e shkollës së mesme profesionale të profilit “Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit” në Bau Academy, nxënësit do të njihen me standardet e profesionit, rregullat e sigurisë së tyre në punë dhe ruajtjen e mjedisit, si dhe do të aftësohen për kryerjen e punëve në mënyre të pavarur dhe profesionale.

Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin “Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit” u lejon nxënësve vazhdimin në shkollimin e lartë universitar. Profesioni “Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit” u referohet punimeve instaluese në sektorin e ndërtimeve aktuale dhe atyre që shihen si më parësore për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, Instaluesi i ujësjellësit dhe i kanalizimit mund të angazhohet nga ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë instalime të këtij lloji ose mund ta ushtrojë si i pavarur profesionin e instaluesit. Me kualifikime të mëtejshme dhe një përvoje pune të konsiderueshme, mund të krijojë një biznes personal në këtë fushë dhe të punësojë të tjerë.

Përmbajtja e programeve

Klasa 10 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukate qytetare
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Vizatim teknik për instalues ujësjellësi dhe kanalizimesh
  • Teknologjia e materialeve
  • Teknologjia e instalimeve të ujësjellësit dhe të kanalizimeve
  • Mekanikë teknike
  • Hidraulikë
  • Teknologji informacionit
  • Teknikat përpuese në instalime ujësjellësi dhe kanalizimesh
  • Matje dhe kuotime në instalime ujësjellësi dhe kanalizimesh
  • Instalimi i rrjetit të brendshëm të ujësellësit me gypa të zinkuar

Klasa 11 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Teknologjia e materialeve
  • Teknologjia e instalimeve të ujësjellësit dhe të kanalizimeve
  • Hidraulikë
  • Teknikë ndërtimi
  • Detale të makinave
  • Teknologji informacionit
  • Inst. i rrjetit të brend. të ujësellësit me kolektor dhe gypa plastike
  • Inst. i rrjetit të brend. të ujësjell. me gypa bakri
  • Instalimi i rrjetit të brendshëm të kanalizimit
  • Montimi dhe instalimi i pajisjeve sanitare, armaturave dhe testimi i rrjetit

Klasa 12 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Teknologjia e instalimeve të ujësjellësit dhe të kanalizimeve
  • Vizatim me kompjuter(CAD)
  • Teknologji informacionit
  • Instalimi i rrjetit të jashtëm të ujësellësit dhe kanalizimit
  • Instalimet e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit me gypa alumino-plastikë
  • Mont. dhe inst. i pajisjeve elektrohidraulike
  • Montimi dhe instalimi i rezervuarëve të ujit dhe paisjeve kundër zjarrit
  • Testimi i Rrjetit - Përcaktimi dhe eliminimi i defekteve te sistemet e ujësjellësit

Apliko Tani