Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

Metalpunues

Profili “Metalpunues” në Bau Academy ofron aftësimin për ushtrimin e kompetencave profesionale të leximit dhe interpretimit të skemave dhe vizatimeve teknike, si dhe përgatitjen e skicave të detajuara të konstruksioneve metalike. Në bazë të nevojave të tregut të brendshëm dhe tregut të jashtëm është projektuar programi arsimore. Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit në këtë profil nxënësit do të jenë të aftë t’i lexoje dhe interpretoje skicat dhe vizatimet teknike, të plotësoje dhe përpunoj skica shtesë për ekzekutimin e punimeve, . Më tutje nxënësi do të aftësohet t’i kryejnë me korrektësi llojet e punimeve më metal për nevoja të ndërtimit duke u aftësuar të realizojnë saldime; prerje, shpime si dhe përpunime te çelikut për ndërtim; limime, filetime dhe zgrocime; , etj. Gjithashtu me përfundimin e suksesshëm të shkollimit në këtë profil nxënësi do të aftësohet për punë të ndryshme me torno.
Në fund, nxënësi që me sukses përfundon shkollën e mesme të lartë në profilin “Metalpunues” në Bau Academy, gjithashtu do të jetë i aftë të bëjë llogaritë ekonomike të ndërlidhura me veprimtarinë profesionale dhe me respektimin e legjislacionit në fuqi për profesionin e metalpunuesit.
Përfundimi me sukses i shkollimit lejon nxënësve vazhdimin në shkollimin e lartë universitar.
Me kualifikime të mëtejshme dhe një përvojë punë të konsiderueshme, personi mund të krijojë një biznes personal në këtë fushë dhe të punësojë të tjerë.

Përmbajtja e programeve

Klasa 10 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukate qytetare
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Vizatim teknik
  • Teknologjia e punimit të metaleve
  • Mekanikë teknike
  • Detale të makinave
  • Teknologji informacionit
  • Matja, kontrolli dhe shënimi
  • Punime axhusterie dhe me makina shpuese
  • Teknologjia e saldimit me hark elektrik

Klasa 11 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Teknologjia e punimit të metaleve
  • Konstruksione metalike
  • Elektroteknikë dhe elektronikë
  • Detale të makinave
  • Teknologji informacionit
  • Teknologjia e përpunimit me tornim
  • Retifikimi dhe frezimi i sipërfaqeve të rrafshta

Klasa 12 - Draft Plan Programi

  • ▼ Lëndët e përgjithshme
  • Gjuhë shqipe dhe letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Edukatë fizike dhe shëndetësore
  • Fizikë
  • ▼ Lëndët Profesionale
  • Teknologjia e punimit të metaleve
  • Ecuritë teknologjike te proceseve mekanike
  • Vizatim me kompjuter(CAD)
  • Teknologji informacionit
  • Teknologjia e saldimit me hark elektrik
  • Teknologjia e përpunimit me frezim
  • Saldimi me gaz dhe gaz mbrojtës
  • Saldimi me elektrorezistencë
  • Punimi i dyerve e dritareve me profile çeliku
  • Punimi i dyerve e dritareve me profile alumini
  • Punimi i rrethojave metalike

Apliko Tani