Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

Ndërtimtari

Nxënësit të orientuar në profilin “Ndërtimtari” në Bau Akademi do të kenë mundësi të përfitojnë dhe të jenë të aftë të ushtrojnë kompetencat profesionale duke përfshirë përdorimin dhe mirëmbajtjen e veglave dhe pajisjeve si dhe të bëjnë përzgjedhjen e materialeve dhe elementeve në përputhje me projektin e ndërtimit, përcaktimi i kuotave sipas skemës, përgatitjen e llaçit dhe elementë tjera për procesin e ndërtimit. Ndër kompetencat profesionale përfshihen edhe murimi i mureve, punimi i armaturës, betonime, dhe punimet e suvatimeve.

Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit në Bau Academy në profilin “Ndërtimtari”, nxënësi përveç kompetencave të lartpërmendura, do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale, si mbulimi i kulmeve, shtruarjen dhe veshjen e pllakave, ndërtimi i kulmeve, izolime etj.

Ndër të tjera, nxënësit do të jenë të aftë për të bërë edhe llogaritje ekonomike që ndërlidhen me veprimtarinë profesionale si dhe respektimin e legjislacionit në fuqi për profesionin e ndërtimtarit.

Përmbajtja e programeve

Apliko Tani