Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

Rreth Nesh

Bau Academy është Shkollë e Mesme e Lartë Profesionale me partneritet Gjermano-Kosovar

Bau Academy është themeluar nga kompania e mirënjohur Al Trade Holding e cila tashme ka një historik te gjate ne fushën e ndërtimit dhe prodhimit ne Kosove.

Bazuar ne nevojat e tregut por me konkretisht ne nevojat e vet kompanisë amë, është parë e leverdishme dhe fizibile të hapet një shkolle e mesme e larte profesionale që do të ofronte kushte me standarde evropiane në mënyre që tu krijojë nxënësve mundësi të përshtatshme dhe atmosferë pozitive ku mund të tregojnë potencialin e tyre të plotë.

Shkolla e mesme profesionale private Bau Academy e regjistruar pranë autoriteteve të Republikës se Kosovës ne muajin Shkurt te vitit 2017, është themeluar me qellim te operimit ne industrinë e edukimit dhe aftësimit profesional ne nivelin e III dhe IV sipas Kurrikules Kombëtare te Kosovës, gjegjësisht ne shkollimin e mesëm te larte.

Bau Academy do të ofroj arsim dhe aftësim cilësor që mundësojnë nxënësit të pasurohen me njohuri teorike për kryerjen e punëve komplekse dhe duke i pajisur nxënësit me ekspertize teknike dhe aftësi profesionale që të jenë të përgatitur për sfidat me të cilat do të ndeshen.

Programet e ofruara tek Bau Academy të përbëra nga lëndët e përgjithshme, së bashku me ato të lëndëve e të praktikave të ndryshme profesionale, do të sigurojnë një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së përgjithshme dhe profesioneve të ndryshme gjatë tri viteve të shkollimit profesional, duke synuar të përgatisin brezin e ri me aftësi që ndihmojnë për t’u ballafaquar me kërkesat e tregut të punës, kërkesave universitare në vend, rajon e më gjerë.
Përmes plan-programit mësimor synon të ngritë vetëbesimin tek nxënësit, kultivimin e vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve si dhe gatishmërisë për arritje më të larta gjatë gjithë jetës..

Në të gjitha profilet, Bau Academy do të ofrojë kushte dhe mjete te punës në bazë të standardeve europiane të cilat do të luajnë një rol kyç në motivimin e nxënëseve në mënyrë të vazhdueshme për përmbushjen e objektivave nga ana e tyre. Nje ndër elementet që do të bëjnë Bau Academy te qëndrojë mbi shkollat profesionale është integrimi i pjesës teorike profesionale me modulet praktike, kjo do të ketë ndikim tek nxënësit duke pasuruar me njohuri teorike për procese të ndryshme si dhe në të njëjtën kohë të përfitojnë aftësi për realizimin e tyre ne praktikë.

Programet e ofruara tek Bau Academy te përbëra nga lëndët e përgjithshme, së bashku me ato të lëndëve e të praktikave të ndryshme profesionale, do të sigurojnë një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së përgjithshme dhe profesioneve të ndryshme gjatë tri viteve të shkollimit profesional, duke synuar të përgatisin brezin e ri me aftësi që i’u ndihmojnë për t’u ballafaquar me sfidat e zhvillimit kulturor e ekonomik dhe me kërkesat e tregut të punës, kërkesave universitare në vend, rajon e më gjerë.

Te gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar do të mund të ndjekin mësimet në shkollën e mesme profesionale Bau Academy . Nxënësit të cilët kanë për qëllim që të marrin njohuri dhe aftësi profesionale të një profili të caktuar do të kenë mundësi te punësohen në vend por edhe në perëndim në bazë të memorandumeve të ndërlidhura për bashkëpunim ne mes te partnereve Gjerman dhe Bau Academy. Gjithashtu, nxënësit do të kenë mundësi edhe të vazhdojnë shkollimin e tyre profesional në nivel më të lartë të Bachelorit.

Misioni

Misioni i shkollës Bau Akademi është që tu krijojë nxënësve mundësi të përshtatshme dhe atmosferë pozitive ku mund të tregojnë potencialin e tyre të plotë.
Arsimimi dhe aftësimi profesional në Bau Akademi do të ju ofroj nxënësve mundësi për tu inkuadruar në një shoqëri me kompetenca të plota profesionale.
Bau Academy përmes plan-programit mësimor synon të ngritë vetëbesimin tek nxënësit, kultivimin e vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve si dhe gatishmërisë për arritje më të larta gjatë gjithë jetës.

Vizioni

Visioni i shkollës Bau Akademi është qe të ofroj arsimin dhe aftësim cilësor që mundësojnë nxënësit të pasurohen me njohuri teorike për kryerjen e punëve komplekse dhe duke i pajisur nxënësit me ekspertize teknike dhe aftësi profesionale që të jenë të përgatitur për sfidat me të cilat do të ndeshen.