Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

Shprehje e interesit për bashkëpunim për Organizimin dhe Implementimin e Trajnimeve Profesionale

08.08.2018

Bau Academy ështe shkollë e mesme e lartë profesionale e licencuar nga MASHT si Institucion për Arsim dhe Aftësim Profesional.
Bau Academy është e akredituar dhe validuar për këto profile:
1. “Instalues Elektrik”, niveli IV sipas KKK.
2. “Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”, niveli IV sipas KKK.
3. “Instalues i Ujësjellësit dhe Kanalizimit”, niveli IV sipas KKK.
4. “Metalpunues”, niveli IV sipas KKK.
5. “Muratore dhe Punëtorë të Ngjashëm”, niveli IV sipas KKK
Bau Academy është interesuar të zgjerojë veprimtarinë për aftësime profesionale dhe të ofrojë trajnime specifike profesionale për këto profesione:
- Instalime Elektrike
- Instalime të Ngrohjes dhe Klimatizimit
- Instalime të Ujësjellësit dhe Kanalizimit
- Saldues, dhe
- Muratorë dhe Punëtorë të Ngjashëm.
Qëllimi i këtyre trajnimeve është ofrimi i aftësimit formal dhe pastaj certifikimi përkatës i të gjithë të interesuarve të moshës mbi 18 vjeçare. Përmes këtyre trajnimeve mund të përfitojnë edhe punëtorët ekzistues të këtyre profesioneve të cilët nuk kanë vijuar aftësim formal më herët.
Bau Academy posedon të gjitha kushtet e nevojshme për ofrimin e trajnimeve të lartëcekuar, përfshi mesonjëtoret, laboratorët dhe hapësirat tjera të nevojshme.
Vijimin e trajnimeve profesionale Bau Academy është e interesuar që të implementojë ne bashkëpunim me personat e interesuar me kualifikim përkatës. Modalitete e bashkëpunimit definohen me marrëveshje me interes te ndërsjellët.
Të gjithë personat e kualifikuar të cilët janë të interesuar për implementimin e këtyre trajnimeve mund të paraqesin interesimin e tyre në email adresën info@bauacademy.com deri me date 15 Shtator 2018.
Pastaj me personat e përzgjedur do të zhvillohet dhe do të implementohet programi.