Expand your knowledge

  • +386 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Shtune 8.00 - 17:00

Shumë dhurata për Fshatin e fëmijëve SOS

18.01.2018

Shumë dhurata për Fshatin e fëmijëve SOS

Për të gjithë fëmijët në botë, fund-viti është koha kur ata marrin dhurata. Dhuratat zakonisht ata i marrin nga familjet e tyre, por jo të gjithë fëmijët janë aq me fat që të kenë një familje e cila kujdeset për ta dhe dhuratat e tyre për fund-vit. Ky është rasti edhe me fëmijët e Fshatit SOS, të cilët ndoshta me shumë se të gjithë fëmijët e tjerë, kanë nevojë për përkujdesje e përkushtim shtesë me rastin e festave.

Kjo iniciativë për ti gëzuar këta fëmijë është marrë nga Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale me partneritet Gjermano-Kosovar BauAcademy në bashkëpunim të ngushte me Kompaninë e ndërtimit Al Trade Center dhe Gjirafa.com si kompani e avancuar e teknologjisë në Kosovë.

Ajo që është më e veçantë për këto dhurata, këtë vit, është se ato nuk janë vetëm disa dhurata të zakonshme me gjera ushqimore për fëmijët, por janë dhurata të cilat do t'ju shërbejnë gjatë gjithë vitin, dhe çka është më e rëndësishmja se këto dhurata përmbajnë lodra të cilat janë edukativo-arsimore dhe nxisin lojën kolektive ndërmjet fëmijëve.

Fëmijët ishin shumë të gëzuar dhe falënderues kur i pranuan këto dhurata, buzëqeshja e tyre dhe gëzimi për këto festa ishte gjëja më e vlefshme që ne si kompani pranuam këtë fund-vit.

BauAcademy pjesë e Al Trade Holding