Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Augsburger Allgemeine shkruan për suksesin e Bau Academy

11.04.2018

Gazeta gjermane Augsburger Allgemeine shkruan për suksesin e shkollës së mesme profesionale Bau Academy, dhe hapjen e drejtimeve të reja në këtë shkollë.

"Kualiteti i zejtarisë Landsbergere nga Kosova" është titulli që përmbledhë veprimtarinë e Bau Academy në kuadër të kampusit gjermano-kosovar.

Shkrimi përbledh një histori të shkurtë të Friedrich Heimerer, themeluesin e shkollave Heimerer nga Landsberg, dhe fillet e para të bashkëpunimit të me Dhomën e Zejtarëve të Mynihut dhe Dortmundit, institucioneve vendore dhe GIZ, për themelimin e drejtimeve të reja në kuadër të Bau Academy.

Serioziteti i treguar dhe gatitshmëria e stafit për t'u avacnuar profesionalisht ka bërë të mundur fillimin, e më pas thellimin e bashkëpunimit me institucione arsimore e ekonomike gjermane dhe vendore, sic edhe raporton gazeta.

Shkrimin e plotë në gjuhën gjermane e gjeni në këtë link:
https://www.augsburger-allgemeine.de/landsberg/Landsberger-Handwerksqualitaet-aus-dem-Kosovo-id50807171.html