Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Bau Academy thellon bashkëpunimin me partneret Gjerman

02.05.2018

Si shkolla e vetme e mesme profesionale e kësaj natyre në Kosovë, Bau Acadamey po ndërmerr hapa domethënës në realizimin e idesë së një shkolle me standarde evropiane të shkollimit në profilet qe tashme ajo ofron: Instalues elektrik, Instalues tubacioneve te ngrohjes, klimatizimit dhe ujit, Metalpunues & Saldator dhe Ndërtimtari.

Tashme Al Trade Holding si themelues i shkollës ka përfshirë si bashkeaksionar edhe dy partner gjerman: Kolegjin Heimerer dhe kompaninë gjermane Amberg Bau GmbH &Co.KGK. Ne këtë mënyrë shkolla e mesme profesionale Bau Academy tashmë është një investim i përbashkët Kosovaro – Gjerman.

*Al Trade Holding është kompani lidere në fushën e ndërtimit, infrastrukturës dhe tregtimit të materialeve ndërtimore, si dhe prodhimit të produkteve nga argjila dhe teknologjisë LED. Duke qenë se është e vetmja në tregun e vendit që plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare të ndërtimit, gëzon nderin të jetë partner strategjik i shumë kompanive prestigjioze që operojnë në Kosovë.

*Kolegji Heimerer është institucion gjermano-kosovar në Kosovë, i cili bazament të tij ka institucionin arsimor gjerman Heimerer GmbH me përvojë 40-vjeçare në arsim profesional, ne 11 qytete te ndryshme të Gjermanise, perfaqesuar nga z. Friedrich Heimerer dhe Institutin e Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, përfaqësuar nga z. Petrit Beqiri.
Kolegji Heimerer synon që duke ofruar kualifikime cilësore profesionale në fushat shëndetësore të vendos standarde evropiane në hapësirën e kualifikimeve profesionale në Kosovë.

*Amberg Bau GmbH & Co.KG është kompani elite ndërtimore gjermane me seli në LANDSBERG AM LECH, e cila veprimtarinë e saj ndërtimore e ushtron në tërë rajonin e Bayernit dhe merret me ndërtime të projekteve të ndryshme.
z.Norbert Kees, njëherit edhe pronari i Amberg Bau GmbH & Co.KG, përveç që e ka trashëguar këtë veprimtari nga gjyshi i tij (Philip Amberg) që nga viti 1935 të cilën vazhdon ta ushtroj edhe më shumë, ai gjithashtu është edhe Kryeshef i shoqatës së ndërtimtarëve në rajonin e Bavarisë së Epërme.

Mbi këtë bazë, partnerët gjermanë do të marrin përsipër menaxhimin e sistemit pedagogjik të Bau Academy, me qëllim që në këtë shkollë të zbatohet standardi gjerman në të mësuar. Ndër dobitë e shumta të kësaj marrëveshjeje vlen të theksohet se, gjatë tri viteve të shkollimit,per te gjitha drejtimet kurrikulat e te cilave janë harmonizuar me sistem arsimor gjerman, nxënësit e këtyre drejtimeve do te kenë mundësi qe te kryejnë praktike deri ne 9 muaj tek kompanitë gjermane. Rrjedhimisht, diplomat e marra në Bau Academy për drejtimet kurrikulat e te cilave janë harmonizuar me sistemin arsimor gjerman do të njihen edhe në Gjermani. Kësisoj, përveç aftësive teknike të marra në laboratorët e shkollës, nxënësit e Bau Academy do të aftësohen për punë të standardeve gjermane.

Bashkëpunimi mes të këtyre tri kompanive çimenton idenë e shkollës Bau Academy si alternativa e vetme për sa i përket shkollimit profesional në Kosovë me standarde evropiane.

Shkolla e mesme profesionale Bau Academy ofron aftësim profesional që ju siguron një integrim me dinjitet në tregun e punës.