Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Bau mik i Tokës

22.04.2019

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore, ku, nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme në mbarë botën, demonstrohet mbështetja për ruajtjen e mjedisit jetësor. E festuar së pari më 22 prill 1970, kjo ditë përfshin në vete aktivitete në më shumë se 193 vende të botës. Tashmë më shumë se një miliard njerëz marrin pjesë në aktivitetet e Ditës së Tokës, duke e bërë këtë ngjarje shërbimin më të madh qytetar në botë.

Në shenjë respektimi të kësaj kauze globale, Komuna e Prishtinës ka marrë iniciativën “Bëhu mik i Tokës”, që synon vetëdijesimin e banorëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë. Së këndejmi, Komuna e Prishtinës ka ftuar të gjitha institucionet, organizatat, bizneset dhe banorët e Prishtinës që, më 22 prill, t'i bashkëngjiten aktiviteteve që ka planifikuar për këtë rast.

Në përgjigje të kësaj thirrjeje, Bau Market dhe Bau Academy kanë vendosur t’i kontribuojnë shënimit të kësaj dite me mbjellje të pemëve; 30 nga Bau Market dhe 10 nga Bau Academy, që u mbollën në oborrin e SHFMU "Dardania", Prishtine