Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Fillim i një bashkëpunimi të ri

12.06.2019

Dje gjatë ditës patëm një vizite nga përfaqësues të MA-Tax GmbH dhe Fama Consulting. Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë e fillimit të një bashkëpunimi në mes të Odës Ekonomike të Köln-it dhe Bau Academy, për avancimin akademik të mësimdhënësve dhe mundësinë e shkollimit të nxënësve tanë në qendrat e trajnimit të Odës Ekonomike dhe në Universitetin e Köln -it.

Karl Heinz E. Matt dhe Burim Neziri, përfaqësuesit e MA-Tax dhe Fama Consulting, u ndanë të kënaqur me atë që panë në shkollën tonë, dhe në këtë takim të dyja palët u zotuan për thellim të bashkëpunimit tonë.

Me qëllim të rritjes së kualitetit dhe mundësive për nxënësit tanë, ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të marrëveshjeve të ngjashme.

Bau Academy