Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

KONKURS PUNE

28.02.2018

Pozita:  Recepsioniste
Kompania:  Bau Academy sh.p.k.
Raporton:  Zyrtarit të Administratës
Lokacioni i punës:  Zyre të Shkollës – Veternik, Prishtinë

Përshkrimi i vendit të punës:
Detyrë primare e recepsionistes është të dije të përfaqësoj kompaninë para paleve të treta, të jetë e shkathët në komunikim, të dijë të organizoj kohën dhe takimet si dhe mbaje situaten nën kontrollë edhe në raste të punës nën presion.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve, pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e duhur, pranimin e e-mailave
Mirëpret vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat e tyre, ju jep zgjidhje apo i drejton tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;
Organizon dhe koordinon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin e shkollës;
Ndihmon në organizimin a aktiviteteve me nxënës
Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera;
Ruan oraret në kalendarin e ngjarjeve, kujdeset për orarin mësimor të nxënësve,
Kujdeset për çelësat e laboratorëve dhe gardërobave të nxënësve,
Bën kopje të librave, lidhjen e librave për profesor dhe materiale të tjera  të shtypura;
Kujdeset për tabelën e njoftimeve,
Punon me pajisje të zyrës si: makina me faks, fotokopjues, sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe aplikacione të tjera;
Të respektoj hierarkinë dhe specifikat e shkollës;
Kryen detyra tjera sipas kërkesës për punë të ngjashme me pozitën e punës së saj;
Të manifestoj respekt, sjellje kolegiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve dhe tërë stafit;

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
Të ketë shkollim adekuat që përshtatet me kërkesat ndaj vendit të punës
Të ketë përvoje të punës në administratë apo të ngjashme
Të njohë rrjedhshëm gjuhën gjermane dhe gjuhën angleze (njohja e gjuhëve tjera do jetë përparësi) në të folur dhe në të shkruar (dëshmitë mbi këtë kërkohen)
Të njoh punën me kompjuter, sidomos punën me Microsoft Office
Te ketë personalitet të qetë dhe komunikativ. Te ketë aftësi të mira analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe aftësi të mira organizative.

Dokumentet e kërkuara:
CV në format Evropian
Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
Referencat e punës që dëshmojnë qartë përvojen adekuate
Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësit dhe shkathtësitë e kërkuara
Një letër motivuese në idhje me punën qe po aplikon.

Vërejtje:
Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen. Vetem aplikantet që plotesojnë kërkesat do te ftohen në intervistë.
Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu.
Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
Konkursi do jete i hapur nga data 28 Shkurt 2018 deri me 09 Mars 2018.