Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Mundësi e shkollimit profesional në Kosovë

13.05.2019

Çdo ditë e më shumë ka kërkesa për punëtor profesional në treg. Shumë nga kompanitë vendore e ndërkombëtare kanë mungesë të theksuar të stafit profesional, e mungesa e të kualifikuarve përmendet shpesh edhe si pengesë për investime të reja.

Në Kosovë, vitet e fundit janë themeluar dhe funksionojnë shkolla të drejtimeve të ndryshme profesionale, publike e private. Ndër më të dalluarat është shkolla e mesme profesionale me partneritet gjerman Bau Academy, që është e fokusuar në drejtimet që lidhen me lëmin e ndërtimtarisë.

Në kuadër të vitit shkollor 2019/2020 ju mund të regjistroheni në drejtimet e akredituara pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë:

Instalues elektrik
Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit
Metalpunues dhe saldator
Instalues dhe servisues i TIK – IT
Mjeshtër i ndërtimit – murator
Shkolla e mesme profesionale Bau Academy do të hapë dyert për të gjithë të interesuarit për vizitë në shkollë, prej datës 1 qershor 2019. Gjatë vizitës në shkollën tonë, ju do të njoftoheni me kushtet e mësimit, hapësirat e mësimit teorik, laboratorët e punës praktike dhe detaje të tjera.

Nëse tashmë jeni orientuar për njërin nga drejtimet në Bau Academy, ju mund të aplikoni edhe online, përmes linkut www.bauacademy.com/apliko