Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Mjeshtër i ndërtimit – Murator

Krejt në një Pako
Murator/e

Gur – gur, bëhet mur. Nga duart e tua!
Ti do të jesh hero i secilit fëmijë, kudo që ndërtohet!

Informacion: Në Gjermani dhe në Kosovë industria e ndërtimit po lulëzon. Dhe tekste udhëzuese për murator e muratore ka me bollëk. Trajnimi për murator të garanton një pozicion kyç në punishten e ndërtimit, meqenëse ti do të jesh aty nga vënia e themeleve deri në përfundimin e projektit.

Pak më serioze sesa ndërtimi me Lego blloqe: Para se të fillosh, duhet të organizosh punishten tënde. Pastaj mund të fillosh nga puna.

Çfarë bën një murator?
Muratoria është një profesion që ende lyp ushtrim të forcës fizike, motivim dhe dashuri për punën. Këtë duhet ta dish para se të fillosh shkollimin për murator. Sidoqoftë, në asnjë profesion tjetër përveç muratorisë ti nuk gjen kënaqësinë dhe krenarinë e shikimit para vetes të fryteve të punës që ke bërë!

1. INFORMACIONE ELEMENTARE
Çfarë shkollimi duhet të kem, që të regjistrohem për profesionin e muratorit?
• Duhet të kesh përfunduar shkollën e mesme.
• Për ndonjë kualifikim tjetër s‘ka nevojë, ndonëse kjo do të pasuronte profilin tënd profesional për të ardhmen.

Ku mbahet trajnimi?
Trajnimi mbahet në tri vende të ndryshme:
• Në shkollë profesionale. Këtu kryesisht mësohen bazat teorike. Mësimet zhvillohen në bllok-javë.
• Në qendër trajnuese. Këtu trajnimi i kandidatit plotësohet dhe thellohet duke mësuar aftësi e njohuri praktike. Mësimet zhvillohen në bllok-javë.
• Në kompani ndërtuese (Gjermani, Kosovë). Praktikat në to zhvillohen në bllok-javë.

2. PARAKUSHTET (KRITERET)

A duhet të kem frikë nga lartësia?
• Jo!
• Ky është një keqkuptim i zakonshëm lidhur me këtë profesion. Pakkush s’ka fobi të lartësisë. Gjatë trajnimit, edhe ajo ndjenjë e pakët e kësaj fobie do të largohet. Kjo është si ngjitja në mal: vjen duke u bërë më e sigurt me kalimin e kohës.

A duhet të jem super i mirë në matematikë?
• Jo!
• Ti s’ke nevojë të jesh më i miri në matematikë, edhe pse njohuritë themelore të matematikës do të përbënin një avantazh për ty. Sidoqoftë, ti do të mësosh të gjitha!
• Megjithatë, është mirë të kesh një ide të përgjithshme për gjërat themelore të llogaritjes.

A duhet të kem muskuj të zhvilluar për t'u bërë murator?
• Jo!
• Ne kemi teknologjinë që mundëson zhvendosjen e ngarkesave që konstrukti njerëzor nuk e bën dot.

Sot, persona të përgatitur mirë konsiderohen ata, që janë të mençur e kreativ e jo vetëm fizikisht të qëndrueshëm.

A duhet që gjithmonë gjithçka të bëj vetëm?
• Jo!
• Në muratori është tejet e rëndësishme që të punohet në ekip. I vetëm nuk mund të arrish gjë.
• Vetëm së bashku me kolegët e tu mund të ndërtosh gjërat e mëdha, që karakterizojnë zejet tona, pas përfundimit të të cilave ti edhe ndihesh krenar.

3. KOHA PER KRYERJEN E TRAJNIMIT

Si funksionon trajnimi dhe cilat janë provimet?
• Trajnimi për murator normalisht fillon më 1 shtator të çdo viti.
• Trajnimi zhvillohet në dy faza:
• Faza e parë zgjat 24 muaj. Në 12 muajt e parë mësohet për arsimin elementar, që përbëhet nga pjesa teorike e praktike, si dhe nga vizitimi i firmave ndërtuese. Në 12 muajt e mëpasshëm ndiqet arsimi i specializuar dhe në fund ti i nënshtrohesh provimit të ndërmjetëm. Nëse e kalon këtë provim, bëhesh një “Punëtor i kualifikuar i ndërtimtarisë”.
• Faza e dytë zgjat 12 muaj dhe njihet si periudha e specializimit. Në fund të kësaj periudhe, ti i nënshtrohesh provimit final. Nëse e kalon këtë provim, bëhesh “Murator/e i/e specializuar“.

4. PËRMBAJTJA

Çfarë mësoj gjatë trajnimit?
Për secilin nga tri vitet e trajnimit ka një program mësimor, të modifikuar nga ekspertë gjermanë për t’iu përshtatur nevojave të shkollave profesionale dhe qendrave të trajnimit në Kosovë.

Për vitin e parë të trajnimit janë planifikuar arritjet në vijim:
• Shëndeti dhe siguria në punë
• Prodhimi i strukturave nga gurët strukturor (artificial)
• Prodhimi dhe përpunimi i llaçit
• Përpunimi i drurit
• Prodhimi i betonit dhe i përbërësve të betonit të përforcuar
• Realizimi i matjeve
• Përpunimi i Estrihit (Ibercugu)
• Aplikimi dhe vendosja e pllakave
• Prodhimi i komponentëve në punët e thata
• Punimi i rrugëve.

Për vitin e dytë të trajnimit janë planifikuar arritjet në vijim:
• Realizimi i matjeve
• Prodhimi i strukturave prej guri
• Përpunimi i llaçeve për suvatim
• Masat për sigurimin e cilësisë
• Leximi dhe aplikimi i vizatimeve
• Përpunimi i Estrihit (Ibercugu)
• Prodhimi i betonit dhe i përbërësve të betonit të përforcuar (armiruar)

Për vitin e tretë të trajnimit janë planifikuar arritjet në vijim:
• Prodhimi i komponentëve prej betonit dhe prej çelikut
• Murosja me blloqe e strukturave të ndryshme
• Kallëpimi, armirimi dhe betonimi i shkallëve
• Renovimi (sanimi) i objekteve

Përmbajtja e programeve

Apliko Tani