Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Projekti “Trajnimi i Trajnerëve” në Bau Academy

01.04.2019

Vikendin qe shkoi, me datë 30 mars, u prezentua Projekti "Trajnimi i Trajnerëve" në industrinë e ndërtimit, i organizuar nga HWK-ZWH dhe GIZ në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale Bau Academy.

Qëllimi i këtij projekti, që pritet të zgjasë deri në fund të nëntorit 2019, është që të kualifikojë 20 trajnerë nga e gjithë Kosova, të cilët do të trajnohen si instruktorë të ndërtimtarisë nëpër shkolla dhe kompani të ndryshme në të ardhmen.

Gjatë të shtunës, Dr. Georg Schärl, shef i çështjeve të politikave për divizionin e qendrave të trajnimeve, dhe Manfred Schiffer, ekspert (Maestro) për trajnim në Masoneri, kanë bërë prezantimin e projektit, kurse gjatë ditëve në vijim do të bëhet edhe identifikimi dhe përzgjedhja e trajnerëve të pështatshëm potencial, në fushën e Masonerisë.