Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Takim me ZWH nga Berlini dhe HWK nga Mynheni

29.05.2018

Vizita në Gjermani ishte shumë produktive përsa i përket takimeve me qëllim avansimi të shkollës së mesme profesionale Bau Academy. Gjatë qëndrimit atje, përfaqësuesit e shkollës sonë mbajtën takim me përfaqësuesit e ZWH nga Berlini, përfaqësuesit e HWK nga Mynheni dhe përfaqësuesin e Amberg Bau GmbH & Co.KG, në qendrën e HWK në Mynhen.

Gjatë këtij takimi u analizua kurrikula e Bau Academy për profilin e Muratorit, me qëllim që kjo kurrikulë të përdoret në Kosovë me mundësi të njohjes së diplomës nga shteti Gjerman. Për të arritur njohjen e diplomave për profilin e Muratorit, u vendos që në kurrikule të bëhen disa ndryshime strukturore dhe riformulim i tekstit në gjuhën gjermane. Sa i përket gjuhës shqipe, gjithçka është gati.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin:
z. Dr. Georg Schärl (HWK)
znj. Luise Maundaz (ZWH)
znj. Qung Tan (ZWH)
z. Norbert Kees (LBB dhe Amberg Bau GmbH & Co.KG)
z. Adrian Heimerer (Kolegji Heimerer)
z. Dren Peli (Bau Academy dhe Amberg Bau GmbH & Co.KG)

Bau Academy është e përkushtuar në avancimin e arsimit profesional në Kosovë, me qëllim arritjen e arsimit profesional Evropian, dhe përmes takimeve të ngjashme kjo po arrihet çdo ditë e më shumë.