Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Trajnim me Simulator për Saldim Virtual në Bau Academy

13.03.2019

Për herë të parë në Kosovë, në shkollën profesionale Bau Academy, realizohet trajnimi me simulator për saldim virtual (Augmented Reality Welding Simulators) për mësimdhënës.

Ky trajnim është organizur nga GIZI Gjerman dhe është realizuar ne Bau Academy, si një institucion i cili i plotëson të gjitha kushtet për realizimin e trajnimeve të tilla.

Në këtë trajnim kanë qenë pjesëmarrës trajnerët nga Bau Academy dhe nga Qendrat e Aftësimit Profesional të Kosovës.

Stafi i Bau Academy falënderon Allan Gray, CEO e WeldPlus GmbH, për aparaturën për saldime virtuale.