Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Trajnime profesionale të shitjes për stafin e Bau Market sh.p.k.

06.08.2017

Javën që shkoi, kompania e shërbimeve Financiare Afam Group organizoi trajnime në fushën e shitjes për stafin e njësisë punuese Bau Market, që vepron në kuadër të nyjës ndërmarrëse Al Trade Holding. Trajnimi u udhëhoq nga Masar Pllana, pronari dhe drejtori i kompanisë AFAM Group.

 

Trajnimi i titulluar “Bazat e suksesit në shitje”, është vetëm moduli i parë nga 18  modulet sa pritet të zhvillohen. Ky trajnim synon përgatitjen metodike të personelit shitës, duke nisur prej parimeve themelore të shitjes deri te strategjitë dhe teknikat më të avancuara, të zhvilluara nga ekspertë eminentë ndërkombëtarë të kësaj fushe dhe të provuara në të gjitha format e shitjes.

 

Ky trajnim është unik në atë se nuk ndalet vetëm në sqarimin sipërfaqësor të komponentëve të shitjes, por ofron edhe instruksione praktike për realizimin e shitjeve deri në detajet më të imëta, ku përfshihen edhe aspektet psikologjike në raportet shitës-blerës. Ky trajnim, pasi të kompletohet edhe nga modulet vijuese, pritet të bëjë një ndikim domethënës në konceptimin e shitjes nga personeli, gjë që do të duhej të rezultonte në suksesin profesional të pjesëmarrësve dhe në rezultatet financiare të kompanisë ku punojnë. Krahas vlerës edukuese në rrafshin e shitjes, me këtë përgatitje kompania njëherësh përfiton në masë të madhe edhe në shtimin e kualitetit të kujdesit ndaj klientëve, sidomos kur kihet parasysh theksimi i përgjegjësisë sociale si komponentë e shitjes.