Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Vend i lirë pune – Mësimdhënës për profilin “Mjeshtër i Ndërtimit – Murator”

23.05.2018

Institucioni Privat Arsimor "Bau Academy" - Shkollë e mesme e Arsimit dhe Aftësimit profesional, me partneritet Gjermano - Kosovar, në shtator të vitit të ri shkollorë 2018/2019 hap profilin e ri “Mjeshtër i Ndërtimit – Murator”

 

Me këtë rast, shpall konkurs për 2 vende të lira pune për pozitat:

Mësimdhënës për profilin “Mjeshtër i Ndërtimit - Murator”

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Mr.Sc. i ndërtimtarisë/arkitekturës
  • Inxh. i diplomuar i ndërtimtarisë/arkitekturës
  • Trajner profesional i profilit ''Murator''

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit:

  • Mbanë mësimin teorik të lëndëve profesionale të ndërtimtarisë.
  • Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;
  • Njihet në detaje me rregulloret e Shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
  • Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën e moduleve praktike;
  • Njihet në detaje me programin e Shkollës, syllabusëve dhe kurseve të ofruara nga Shkolla;
  • Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;
  • Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të Shkollës;
  • Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.

 

Për vendin e lirë të punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ  Nr. 05/2015 - normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, përkatësisht:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Të paktën përvojë pune pesë vjeçare-  dhjetëvjeçare në ndërtim (në veqanti nese eshte e mundur ne sektorin e muratimit);
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Referenca dhe Rekomandime;
  • Trajnime profesionale;
  • Kopjen e letërnjoftimit;

 

Dosjet e pakompletuara dhe që nuk janë në përputhje me UA 05/2015, nuk shqyrtohen.

 

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e përgjithshme për vendin e punës:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Aftësi teknike dhe profesionale në zanatin e Mjeshterit të ndërtimit - Muratorit;
  • Njohuri te gjuhës Gjermane;
  • Njohja e gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara janë përparësi);
  • Këmbëngulës;
  • Shkathtësitë ndërpersonale dhe ato të komunikimit;
  • Tolerant;
  • Fleksibilitet;
  • Vetë-disiplinë;
  • Aftësinë për motivim;
  • Aftësi për zgjidhjen e konflikteve;
  • Puna në grup;
  • Aftësi që t'i vlerësoni njerëzit e tjerë;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësueseë
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.

 

Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu apo në zyrën e pritjes ne objektin e shkollës. Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 01.06.2018

 

Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe profili mësimor për të cilin aplikoni.

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.