Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Vend i lirë pune – Trajner Praktik për profilin “Mjeshtër i Ndertimit – Murator”

23.05.2018

Institucioni Privat Arsimor "Bau Academy" - Shkollë e mesme e Arsimit dhe Aftësimit profesional, me partneritet Gjermano - Kosovar, në shtator të vitit të ri shkollor 2018/2019 hap profilin e ri “Mjeshtër i Ndërtimit - Murator”

Me këtë rast Bau Academy shpall konkurs për 4 vende të lira pune për pozitën:

Trajner Praktik për profilin “Mjeshtër i Ndertimit - Murator”

Kualifikimet e kërkuara:
Shkollën e lartë të ndërtimtarisë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit:

  • Aplikon mësimin praktik në laboratorë për aktivitete të ndërtimit (muratimit, latimit, etj.)
  • Njihet në detaje me rregulloret e Shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
  • Njihet në detaje me programin e Shkollës, syllabusëve dhe kurseve të ofruara nga Shkolla;

 

Aftësitë dhe dokumentet e kërkuara për ketë pozitë janë:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Të paktën përvojë dhjetëvjeçare në ndërtim (në veqanti në sektorin e muratimit);
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Referenca dhe Rekomandime;
  • Trajnime profesionale;
  • Kopjen e letërnjoftimit;

 

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e përgjithshme për vendin e punës:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Aftesi teknike dhe profesionale në zanatin e  Mjeshterit te ndertimit- Muratorit;
  • Njohuri te gjuhës Gjermane;
  • Njohja e gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara janë përparësi);
  • Këmbëngulës;
  • Shkathtësitë nderpersonale dhe ato te komunikimit;
  • Tolerant;
  • Fleksibilitet;
  • Vetë-disiplinë;
  • Aftësinë për motivim;
  • Aftësi për zgjidhjen e konflikteve;
  • Puna ne grup;
  • Aftesi që t'i vlerësoni njerëzit e tjerë;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.

 

Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu apo në zyrën e pritjes në shkollë. Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 01.06.2018

Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe profili mësimor për të cilin aplikoni.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.