Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Vend i lirë pune

10.04.2018

Pozita: Mirëmbajtëse e Pastërtisë
Shkollë e Mesme e Lartë Profesionale: Bau Academy sh.p.k
Lokacioni i punës: Në objektin e shkollës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

* Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike të mirëmbajë pastërtinë e hapsirave të shfrytëzueshme të shkollës;
*Intervali I mirëmbajtjes së pastërtisë, do të bëhet sipas listave paraprakisht të përgaditura për secilën hapsirë të veçantë me pozicione të identifikuara të elementeve, orendive e sipërfaqeve përkatëse;
*Të përpilojë me kohë listen e materialeve higjienike para hargjimit të tyre, apo veglave e paisjeve të nevojshme për realizimin e mirëmbajtjes së pastërtisë me efikasitet, dhe tia dorzojë personit të autorizuar Brenda shkollës për furnizim;
* Ti përmbahet udhëzimeve dhe urdhërave të dhëna nga punëdhënësi;
* Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që I caktohen punëmarrësit nga punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili I kësaj pozite, si rezultat I vëllimit të punëve, nevojave të punëdhënësit dhe kërkesave të momentit.
* Të kryej punën me qetësi, kujdes dhe profesionalizëm;
* Të respektojë politikat e përgjithshme të punëdhënësit për ruajtje të informatave ndaj palëve të treta.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

* Të ketë minimalisht 2 vite përvojë pune të ngjashme;
* Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu.
Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
* Konkursi do jete i hapur nga data 09 prill 2018 deri me 13 prill 2018.