Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Vizita në Gjermani – Amberg Bau GmbH & Co. KG dhe HILTI

23.05.2018

Dita e tretë e vizitës në Gjermani ishte rezervuar për vizitë në kompaninë ndërtimore Amberg Bau GmbH & Co. KG e cila njëherit është edhe aksionare në shkollën e mesme profesionale Bau Academy. Nxënësit e shkollës sonë, përveç zyrave të kompanisë, vizituan edhe një vend punishte ku u njoftuan së afërmi me punën praktike profesionale.

Pjesë e veçantë e kësaj dite ishte edhe vizita në kompaninë Hilti, që është ndër prodhuesit më të mëdhenjë të veglave profesionale të punës. Gjatë qëndrimit në selinë e Hilti në Kaufering të Gjermanisë u vizitua akademia e trajnimit, zyrat e kompanisë dhe laboratorët që përdoren për trajnimin e klientëve për përdorimin e pajisjeve që prodhojnë.

Vizita te partnerët tanë anembanë Gjermanisë do të vazhdojë edhe për disa ditë.