Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Vizita në Gjermani – Shkolla Heimerer dhe BSL Landasberg

22.05.2018

Në ditën e parë të vizitës në Gjermani, nxënësit e shkollës së mesme profesionale Bau Academy vizituan shkollën Heimerer në Landasberg am Lech, ku u njoftuan me stafin, nxënësit dhe hapësirat e mësimit teorik e praktik. Shkolla në Landasberg am Lech është e para e hapur në rrjetin e shkollave Heimerer.

Pas një vizite dhe dreke në qytetin e vjetër të Landasberg am Lech, nxënësit vazhduan në shkollën profesionale për teori BSL Landasberg am Lech, ku u pritën nga trajnerët e shkollës. Këtu u vizituan laboratorët dhe sallat e mësimit për profilet: murator, elektrikë dhe metalpunues.

Vizita e nxënësve në Gjermani do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.