Expand your knowledge

  • +383 49 666 692
  • Magj. Prishtinë-Ferizaj km1
  • Hëne - Premte 8.00 - 16:00

Vizita në Gjermani – HWK-Überbetribschule Weilheim

23.05.2018

Gjatë vizitës së nxënësve të shkollës së mesme profesionale Bau Academy në Gjermani, u vizitua shkolla profesionale HWK-Überbetribschule Weilheim, e cila është shkollë praktike për elektrikë, ngrohje dhe metalpunues.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit u pritën në takim nga drejtori i shkollës Peter Kokocshka dhe trajnuesit e tjerë të profileve përkatëse.

Vizita në këtë shkollë ishte informative dhe inspiruese si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit e shkollës Bau Academy.

Koha e lirë e ditës u shfrytëzua për vizitë në qytetin e vjetër të Weilheimit.